Ndërlidhjet

Kerry: Konferencë urgjente e paqes për Sirinë


Sekretari amerikan, John Kerry
Sekretari amerikan, John Kerry
Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, ka bërë thirrje për një konferencë urgjente të paqes për Sirinë.

Megjithatë, ai ka shtuar se paqja nuk do të jetë e mundshme pa një qeveri tranzicionale, e cila do të zëvendësonte regjimin e Bashar al-Assadit.

Kerry i bëri këto komente pas një takimi me të dërguarin special të OKB-së dhe Ligës Arabe në Siri, Lakhdar Brahimi, në Londër.

Në të njejtën kohë, Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, ka thënë se Rusia dhe Shtetet e Bashkuara duhet të ushtrojnë më shumë trysni mbi grupet opozitare në Siri, që të marrin pjesë në bisedimet e propozuara të paqes në Gjenevë, të cilat pritet të nisin në nëntor.

George Sabra, president i Këshillit Kombëtar Sirian, grupi kryesor i opozitës, ka thënë të dielën se ky këshill nuk do të marrë pjesë në bisedimet e paqes.
XS
SM
MD
LG