Ndërlidhjet

Aktivistët: Grupet e lidhura me al-Kaidën kanë dorë në rrëmbim


Ilustrim
Ilustrim
Aktivistët e Observatorit për të Drejtat e Njeriut me seli në Londër, thonë se grupet e ndërlidhura me al-Kaidën, Shteti Islamik i Irakut dhe Levant, kanë dorë në rrëmbimin e pjesëtarëve të Kryqit të Kuq Ndërkombëtar në Siri.

Këto komente u bënë derisa Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq njoftoi se tre prej gjashtë anëtarëve të personelit të vet dhe një vullnetar i Gjysmëhënës së Kuqe të Sirisë, janë liruar nga rrëmbyesit në Siri.

Ata ishin rrëmbyer një ditë më parë brenda territorit, që është nën kontrollin e kryengritësve të Sirisë, në rajonin veriperëndimor Idlib, afër kufirit me Turqinë.

Kryqi i Kuq ka njoftuar se po pret lajme për fatin e tre punonjësve të tjerë të rrëmbyer.

Organizata Kryqi i Kuq, që zhvillon aktivitet humanitar në të dy anët e konfliktit në Siri, tha se ekipi kishte udhëtuar në Idlib, më 10 tetor për të dërguar ndihmë dhe për ta vlerësuar situatën në kapacitetet shëndetësore atje.

Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq nuk ka bërë komente lidhur me kombësinë e personave të rrëmbyer.
XS
SM
MD
LG