Ndërlidhjet

Pakistan: 2 mijë njerëz konsiderohen të zhdukur


Pamje nga rajoni Swat në Pakistan
Pamje nga rajoni Swat në Pakistan
Komisioni i pavarur për të drejtat e njeriut në Pakistan thotë se afro 2 mijë njerëz në rajonin Khyber konsiderohen të zhdukur, pas operacioneve ushtarake atje.

Këto komente u bënë një ditë pasi gratë në rajonin Swat e mbajtën një protestë duke kërkuar që ta dijnë fatin e afro 6 mijë meshkujve nga territori i tyre, për të cilët thonë se janë zhdukur prej operacioneve ushtarake në vitin 2009.

Për zhdukjen e burrave, gratë e kanë fajësuar ushtrinë dhe kanë kërkuar që autoritetet tu japin atyre më tepër informacione.

Zyrtarët ushtrakë të Pakistanit e kanë pranuar se disa burra janë të zhdukur në rajonin Swat, por thanë se numri të cilin e kanë paraqitur gratë në protestën e tyre ishte shumë i lartë.
XS
SM
MD
LG