Ndërlidhjet

Greqi: Ministria e jashtme thotë se është sulmuar faqja në Internet


Ministria e jashtme e Greqisë ka thënë mbrëmë se në sistemin e saj të imejlave kanë depërtuar hakerët dhe se po zhvillohen hetime për ta përcaktuar shkallën e dëmit.

“Me postimin në ueb ditën e hënë është shpallur se me sukses është shkatërruar ndërhyrja e grupit të aktivistëve Anonymous në drejtoratin e imejlave të ministrisë”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së jashtme të Greqisë.

Sipas kumtesës “hakerët, kryesisht, kishin depërtuar në materialet e këmbyera përmes imejlave”.

Në rrjetin Twitter është biseduar për “rrjedhje të mëdha”, përfshirë afro 3 700 dokumente.

Siç informon mëtutje agjencia AFP, materiali i dyshuar se është marrë nga hakerët, është publikuar në një faqe në Internet.

Aty përfshihen edhe pasqyra e Ministrisë së jashtme të Greqisë për shtypin në Rumani dhe Shqipëri, një dokument i Këshillit Evropian për marrëdhëniet me Kosovën, një raport i Këshillit të Evropës për pastrimin e parave në Shqipëri, e të tjerë.

Grupi i hakerëve Anonymous më parë i kishte sulmuar faqet shtetërore në Internet të Greqisë, në shenjë proteste kundër politikave të kursimit.
XS
SM
MD
LG