Ndërlidhjet

KE: Shqetësime për racizëm në Rusi dhe Moldavi


Rusi - foto ilustruese
Rusi - foto ilustruese
Komisioni Evropian kundër Racizmit dhe Jotolerancës, në raportin e tij të ri, thotë se në Rusi dhe Moladvi është shënuar përparim, ndonëse disa çështje mbeten shqetësuese.

Në Moldavi, sipas raportit, ka një numër të konsiderueshëm të personave që u përkasin pakicave etnike dhe që nuk kanë dokumente identifikuse.

Në lidhje me Rusinë, raporti thekson numrin e madh të ueb-faqeve ultranacionaliste, raciste dhe neo-naziste.

Ai mirëpret përpjekjet ligjore të Rusisë për të luftuar grupet ultranacionaliste, por thotë se nuk është krijuar asnjë organ i pavarur për luftën kundër racizmit dhe diskriminimit racor.
XS
SM
MD
LG