Ndërlidhjet

Vazhdojnë bisedimet për Iranin


Gjenevë, 15 tetor 2013.
Bisedimet midis Iranit dhe fuqive botërore, në lidhje me programin bërthamor të Republikës Islamike, vazhdojnë sot në Gjenevë.

Zëvendësministri i Jashtëm iranian, Abbas Araqchi, e ka cilësuar si pozitive ditën e parë të negociatave.

Ai ka thënë se Irani ka propozuar një plan të ri, i cili, sipas raporteve, përfshin zmbrapsje në programin e pasurimit të uraniumit. Kjo njëherësh është edhe kërkesa kryesore e fuqive botërore.

Irani, megjithatë, nuk pranon se aktiviteti i tij bërthamor ka për qëllim krijimin e armës atomike.

Diskutimet sjellin së bashku zyrtarët e Iranit dhe përfaqësuesit e grupit “P5+1”, i cili përfshin Britaninë, Kinën, Francën, Rusinë, Shtetet e Bashkuara, plus Gjermaninë.
XS
SM
MD
LG