Ndërlidhjet

AI dënon arrestimet e migrantëve në Moskë


Logo e Amnesty International
Logo e Amnesty International
Amnesty International ka dënuar arrestimet masive të punonjësve migrantë në qarkun Biruliovo të Moskës.

Organizata për të drejtat e njeriut ka thënë se arrestimi i më shumë se 1,200 migrantëve “është shembulli i fundit i politikave joproporcionale dhe diskriminuese në Rusi”.

Arrestimet janë bërë të hënën, në përgjigje të vrasjes së rusit Yegor Shcherbakov, gjoja nga një punëtor migrant i Azerbajxhanit.

Të martën, policia ka thënë se ka arrestuar shtetasin e Azerbajxhanit, Orkhan Zeynalov, dhe e ka akuzuar atë për vrasje.
XS
SM
MD
LG