Ndërlidhjet

Moskë: Një i vdekur në lagjen e protestave kundër imigrantëve


Lagjia e Moskës ku ndodhën trazirat
Lagjia e Moskës ku ndodhën trazirat
Një person i kombësisë uzbeke është gjetur i vdekur në lagjen e trazuar të Moskës, Biryulyovo.

Një zëdhënës nga policia e këtij qyteti bëri të ditur se është gjetur trupi i pajetë i një 51 vjeçari, i cili ishte therrur disa herë me thikë.

Kjo lagje e Moskës ishte në qendër të vëmendjes gjatë fundjavës, derisa mijëra protestues dolën në protesta kundër imigrantëve.

Policia arrestoi rreth 1,200 imigrantë pas protestave, të cilat u nxitën pas vrasjes së një të riu rus, për të cilin dyshohet një person nga Kaukazi.

Policia ka arrestuar një person i cili dyshohet për vrasjen e të riut.
XS
SM
MD
LG