Ndërlidhjet

Rusi: Gjendet copa gjysmë tonëshe e një meteori


Liqeni ku u gjend copa
Liqeni ku u gjend copa
Ekipet e kërkimit kanë arritur të gjejnë një copë të një meteori, i cili kishte rënë në jug të Rusisë gjatë muajit shkurt.

Copa e meteorit, e cila peshon gjysmë toni, u gjet në shtratin e ligjenit Chebarkul.

Kjo është pjesa më e madhe e gjetur e këtij meteori.

Përpjekjet për nxjerrjen e kësaj pjese nga liqeni kishin dështuar disa herë, për shkak të peshës së madhe dhe thellësisë në të cilën ndodhej.

Rënia e meteorit, nga e cila u shkëput pjesa në fjalë, kishte lënduar rreth 1,600 persona dhe kishte shkaktuar dëmë materiale që kapën shifrën e tre milionë dollarëve.

Meteori, i cili kishte rënë në shkurt, ishte ndjekur me shumë interesim nga mediat.
XS
SM
MD
LG