Ndërlidhjet

Zarif: Negociatat mes Iranit dhe fuqive botërore do të vazhdojnë


Ministri i jashtëm iranian, Javad Zarif
Ministri i jashtëm iranian, Javad Zarif
Ministri i Jashtëm iranian, Javad Zarif, ka thënë se vendi i tij do të vazhdojë takimet në Gjenevë më fuqitë botërore, edhe gjatë javëve në vazhdim.

Komenti i bërë në Facebook, nga ministri Zarif, është edhe indikacioni i fundit rreth progresit të bisedimeve mes Iranit në njërën anë dhe SHBA-së, Rusisë, Britanisë, Kinës dhe Gjermanisë në anën tjetër.

Më heret gjatë ditës ishte bërë e ditur, se Irani ka propozuar një plan, i cili përfshin zmbrapsje në programin e pasurimit të uraniumit.
XS
SM
MD
LG