Ndërlidhjet

Malta arrinë të shpëtojë 120 emigrantë


Ilustrim
Mediat në Maltë njoftojnë se ky vend ka arritur të shpëtojë rreth 120 emigrantë, pasi anija ku ata ndodheshin po përballej me erëra të forta dhe mot të keq, në ujërat afër një ishulli mesdhetar.

Duke folur gjatë një vizite në Izrael, kryeministri i Maltës Joseph Muscat, i ka bërë thirrje Bashkimit Europian që të ndërmarrë masa sa i përket çështjes së emigrantëve, para samitit të radhës që mbahet me 24 dhe 25 tetor në Bruksel, e që pritet të fokusohet në këtë temë, njofton agjencia DPA.
XS
SM
MD
LG