Ndërlidhjet

SHBA: Senatorët komentojnë arritjen e marrëveshjes


Lideri i shumicës në Senat, Harry Reid
Lideri i shumicës në Senat, Harry Reid
Lideri i shumicës në Senatin amerikan Herry Reid dhe ai i pakicës Mitch McConnell, duke folur pas arritjes së marrëveshjes, kanë thënë se sapo që ajo të miratohet nga Kongresi dhe të nënshkruhet nga presidenti, do t’i japë fund mbylljes së pjesërishme të qeverisë.

"Kompromisi që ne kemi arritur sot, do t’i mundësojë ekonomisë sonë stabilitetin për të cilin ka aq shumë nevojë. Këtë herë ishte jashtëzakonisht e vështirë që të arrihej konsensus, por pas disa javëve të dallimeve partiake, të cilat dukej se nuk do të tejkaloheshin kurrë, shteti ynë erdhi buzë greminës. Në fund, palët vendosën të lënë anash dallimet, dhe ta parandalojnë katastrofën”, është shprehur senatori Reid.

Marrëveshja u arrit vetëm disa orë para skadimit të afatit ligjor.
XS
SM
MD
LG