Ndërlidhjet

Irak: Dymbëdhjetë të vdekur nga një sulm vetëvrasës


Ilustrim
Ilustrim
Një sulm vetëvrasës me bombë ka ndodhur në një fshat në veri të Irakut, duke lënë së paku 12 të vdekur, shumica fëmijë.

Incidenti ndodhi mëngjesin e sotëm në fshatin që ndodhet në kufi me Turqinë, dhe që banohet kryesisht nga komuniteti Shabak, të sektit shiit.

Zyrtarë të sigurisë thonë se 50 persona janë lënduar nga shpërthimi.

Komuniteti Shabak ka qenë shënjestër e sulmeve sektare edhe më parë.
XS
SM
MD
LG