Ndërlidhjet

BE: Fyle shpreson se Tymoshenko do të lirohet në nëntor


Yulia Tymoshenko gjatë një fjalimi para mbështetësve të saj në Kijev në vitin 2009
Yulia Tymoshenko gjatë një fjalimi para mbështetësve të saj në Kijev në vitin 2009
Komisionari për zgjerim i Bashkimit Evropian, Stefan Fyle, thotë se pret që ish-kryeministrja e Ukrainës, Yulia Tymoshenko, do të lirohet për trajtim mjekësor jashtë vendit, para mbajtjes së samitit të Bashkimit Evropian në muajin nëntor.

Lirimi i zonjës Tymoshenko do ta qartësonte rrugën e Ukrainës për nënshkrimin e marrëveshjes për asocim dhe tregti të lirë me BE-në, në samitin në Vilnus, më 28 dhe 29 nëntor.

Nga ana tjetër, Yevhenia Tymoshenko, vajza e ish-kryeministres, tha se nëna e saj do të shkoj për në Gjermani më 19 nëntor.

Pritet që ministrat e jashtëm të BE-së, më 18 nëntor, do ta nënshkruajnë marrëveshjen me Ukrainën.
XS
SM
MD
LG