Ndërlidhjet

Siri: Zyrtari i lartë i inteligjencës u vra në luftë


Ilustrim nga luftimet në Siri
Ilustrim nga luftimet në Siri
Televizioni shtetëror i Sirisë ka raportuar se zyrtari i lartë i inteligjencës i regjimit të presidentit Bashar al-Assad, është vrarë në luftë me kryengritësit në provincën lindore Deir el-Zoul.

Sipas raportit, gjenerali Jameh Jameh ishte vrarë “derisa ai po e kryente misionin e tij në mbrojtjen e Sirisë dhe popullit të saj”.

Në forumet xhihadiste në Internet është thënë se ai është vrarë gjatë përleshjeve me luftëtarët xhihadistë në qytetin Deir el-Zour.

Jameh ishte shef i inteligjencës ushtarake në këtë qytet.

Në Siri forcat e regjimit po luftojnë kundër kryengritësve, të cilët synojnë përmbysjen e presidentit sirian, Bashar al-Assad.
XS
SM
MD
LG