Ndërlidhjet

SHBA: Johnson pritet të nominohet për sekretar të brendshëm


Pamje nga Uashingtoni
Pamje nga Uashingtoni
Presidenti amerikan, Barack Obama, pritet që gjatë ditës do ta nominoj personin Jeh Johnson, që të jetë sekretar i ardhshëm i Departamentit të brendshëm të Shteteve të Bashkuara.

Johnson ka shërbyer si juristi më i lartë në Departamentin e mbrojtes gjatë mandatit të parë të presidentit Obama.

Nëse konfirmohet nga Senati, Johnson do ta zëvendësoj sekretaren e deritashme, Janet Napolitano, e cila është tërhequr këtë vit.

Jeh Johnson është i njohur për rolin që ka luajtur në tërheqjen e ndalesës që homoseksualët të mos shërbejnë në ushtrinë amerikane.

Ai ishte i involvuar edhe në diskutimet në administratën Obama lidhur me legalitetin e shfrytëzimit të aeroplanëve pa ekuipazh për t’i marrë në shënjestër militantët.

Në përgjegjësitë e Departamentit të brendshëm përfshihet përpjekja për mbrojtjen kundër terrorizmit dhe katastrofave.
XS
SM
MD
LG