Ndërlidhjet

Kabul: Vriten dy kalimtarë nga sulmi në kampin ndërkombëtar


Policia afgane në afërsi të kampit ndërkombëtar "Green Village"
Policia afgane në afërsi të kampit ndërkombëtar "Green Village"
Zyrtarë afganë bëjnë të ditur se dy civilë janë vrarë, pas sulmit me bombë në një konvoj automjetesh, afër kampit ndërkombëtar në Kabul.

Pas shpërthimit të bomës, pati edhe gjuatje me armë, pasi forcat afgane të sigurisë dolën menjëherë në vend të ngjarjes, për të parë se çfarë kishte ndodhur.

Ministri i Brendshëm, Sediq Sediqqi ka konfirmuar sulmin me bombë ndaj dy veturave “të të huajve”, i cili la të vdekur dy kalimtarë të rastit.

Zëdhënësi i talibanëve Zabihullah Mujahid, e ka marrë përgjegjësinë për rastin.

Sulmi i sotëm, më i madhi në Kabul që nga korriku, vjen në kohën kur po shtohen presionet ndaj Qeverisë afgane, për të arritur paqe me kryengritësit, në kohën kur trupat e huaja po bëhen gati të largohen deri në fund të vitit 2014.
XS
SM
MD
LG