Ndërlidhjet

GNK: Presidenti i Kenias të marrë pjesë vetëm në seancat kyçe


Presidenti i Kenias, Uhuru Kenyatta
Presidenti i Kenias, Uhuru Kenyatta
Gjykata Ndërkombëtare për Krime ka vendosur që presidenti i Kenias, Uhuru Kenyatta, nuk do të detyrohet të jetë prezent në secilën nga seancat e gjyqit kundër tij.

Gjykata ka thënë se Kenyatta do të jetë i obliguar që të jetë prezent vetëm gjatë seancave kryesore, në mënyrë që ai të mund t’i vazhdojë obligimet e tij presidenciale.

Kenyatta dhe zëvendësi i tij, William Ruto, akuzohen për orkestrimin e një vale të dhunës, në të cilën vdiqen 1,200 persona, pas zgjedhjeve të diskutueshme të vitit 2007.
XS
SM
MD
LG