Ndërlidhjet

Sërish shpërthim në veri të Mitrovicës


Logo e Policisë së Kosovës
Logo e Policisë së Kosovës
Në pjesën veriore të Mitrovicës, persona të panjohur kanë hedhur një pajisje shpërthyese në drejtim të banesës së Ninosllav Dejlliqit, kandidat i iniciativës qytetare “Srpska”.

Rastin e ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë shefi rajonal i policisë së Kosovës në veri, Zhelko Bojiq.

Ai ka thënë se sulmi ka ndodhur pak pas mesnatës dhe, përveç dëmeve materiale, nuk ka shkaktuar viktima në njerëz.

Në 24 orët e fundit, ky është sulmi i dytë në veri të Kosovës.
XS
SM
MD
LG