Ndërlidhjet

Greqia kërkon ndihmë për identifikimin e 4-vjeçares


Voglushja e gjetur në kampin e romëve
Voglushja e gjetur në kampin e romëve
Policia greke është duke kërkuar ndihmë ndërkombëtare për të identifikuar një vajzë 4 vjeçe, e cila është gjetur duke jetuar në një kamp të romëve, me njerëz që nuk janë familja e saj.

Policia dyshon se vajza, e gjetur pranë qytetit Farsala, mund të jetë rrëmbyer në lindje ose të jetë dhënë nga nëna e saj.

Në deklaratën e policisë thuhet se “vajza ka lëkurë të bardhë, flokë të verdhë dhe sy të gjelbër – karakteristika krejtësisht të ndryshme nga ato të prindërve të supozuar”.

Zyrtarët thonë se testet e AND-së kanë treguar mungesë të plotë të përputhshmërisë në mes të vajzës dhe çiftit rom, që është kujdesur për të.

Çifti rom është arrestuar dhe mund të përballet me akuza penale. Vajza, ndërkaq, është vendosur në një qendër të kujdesit për fëmijë.
XS
SM
MD
LG