Ndërlidhjet

Vritet një nga udhëheqësit e kartelës së drogës në Meksikë


Ilustrim
Ilustrim
Autoritetet në Meksikë thonë se një person i armatosur, i veshur me kostum të palaços, ka vrarë vëllain më të vjetër të një prej familjeve më famkeqe të vendit për trafikim të drogës.

Francisco Rafale Arrellano Felix, 63 vjeç, është qëlluar në kokë në një tubim familjar në Cabo San Lucas.

Zyrtarët thonë se motivi i vrasjes nuk është ende i qartë.

Familja ka operuar me kartelën Tijuana, e cila ka dominuar trafikimin e drogës midis Meksikës dhe Kalifornisë në Shtetet e Bashkuara, në vitet 1990.

Por, pasi shumica e vëllezërve janë burgosur ose kanë vdekur, ndikimi i kartelës është zbehur.

Arrellano Felix ka qenë në burg kur banda ka qenë në kulmin e saj. Ai është liruar nga burgu në SHBA më 2008.
XS
SM
MD
LG