Ndërlidhjet

Së paku 30 të vrarë në Hama të Sirisë


Hama - foto arkivi
Hama - foto arkivi
Së paku 30 persona janë vrarë nga shpërthimi i makinës bombë në qytetin Hama të Sirisë.

Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut ka thënë se grupi Al-Nusra, i cili ka lidhje me Al-Kaidën, fshihet prapa sulmit.

Burimi i njëjtë ka thënë se sulmi ka pasur në shënjestër ushtarët e qeverisë, porse ka vrarë më shumë civilë.

Hama ka qenë skenë e demonstratave më të mëdha kundër sundimit të presidentit sirian, Bashar al-Assad, në muajt e parë të kryengritjes siriane, në mars të vitit 2011.

Por, në fund të verës së atij viti, forcat e sigurisë kanë sulmuar këtë qytet dhe mbajnë kontrollin e tij që nga ajo kohë.
XS
SM
MD
LG