Ndërlidhjet

Netanyahu bën thirrje për presion ndaj Iranit


Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu ka bërë thirrje për rritjen e presionit ndërkombëtar ndaj Iranit, rreth programit kontravers bërthamor të këtij të fundit.

Netanyahu ka thënë në një mbledhje qeveritare gjatë së dieles, “se presioni ndërkombëtar nuk duhet të ndalet, derisa të shohim vepra e jo fjalë nga Irani”.

Ai ka shtuar se “Ky presion duhet të rritet në mënyrë që rrisë mundësitë e ndryshimeve nga ana e Iranit, rreth ndërprerjes së programit nuklear”.

Teherani insiston që programi i tij nuklear është tërësisht paqsor.

Komentet e Netanyahut vijnë pas deklaratave të zyrtarëve amerikanë se mund të ketë lehtësim të sanksioneve në përgjigje të hapave konkretë që do t’i ndërmerrte Qeveria iraniane.

Sekretari i Thesarit, Jack Lew, deklaroi dje në një intervistë televizive se SHBA-ja do të ndjekë një strategji hap pas hapi, në përgjigje të veprimeve konkrete të Iranit.
XS
SM
MD
LG