Ndërlidhjet

AI: Arabia Saudite e dështuar në mbrojtjen e të drejtave të njeriut


Logo e Amnesty International
Logo e Amnesty International
Amensty International ka publikuar një raport, i cili thotë se Arabia Saudite ka dështuar në çdo aspekt në përmirësimin e gjendjes së të drejtave të njeriut.

Amensty e ka publikuar raportin para takimit të Këshillit për të Drejtat e Njeriut të OKB-së, i cili mbahet sot në Gjenevë dhe ku pritet të diskutohen çështje të të drejtave në Arabinë Saudite.

Amensty i ka quajtur premtimet e mëhershme të autoriteteve saudite për përmirësimin e gjendjes si “fjalë të kota”.

Organizata i ka bërë thirrje këtij vendi që t’i lirojë nga burgu Mohammed al-Gahtanin dhe Abdullah al-Hamedin, të cilët ndodhen prapa grilave si pasojë e disa kritikave ndaj jetës kulturore dhe politike, të bëra në Twitter.

Raporti përmend edhe “diskriminimin sistematik të grave” dhe abuzimin e punëtorëve të huaj.

Pjesë e kritikave janë edhe ekzekutimet dhe dëshmitë e nxjerra nën presionet e torturës.
XS
SM
MD
LG