Ndërlidhjet

KE hedh poshtë shkrimet britanike për fondet


Ilustrim
Ilustrim
Komisioni Evropian ka mohuar katergorikisht një artikull në “Sunday Telegraph”, i cili thotë se Bashkimi Evropian ka ndihmuar me para forcat e sigurisë së Bjellorusisë.

Gazeta britanike ka shkruar se fondet e destinuara për të ndihmuar shoqërinë civile në këtë vend, kanë shkuar për trajnimin dhe pajisjen e forcave policore dhe të rojeve kufitare të Bjellorusisë.

Një zëdhënës i Komisionit ka thënë se Brukseli ka furnizuar rojet e kufirit me disa automjete dhe pajisje për shikim natën, me qëllim parandalimin e trafikimit të paligjshëm dhe të kontrabandës së mallrave në kufirin midis BE-së dhe Bjellorisisë dhe se të gjitha fondet janë miratuar nga të gjitha shtetet anëtare të BE-së.

BE po ashtu ka nënvizuar se paratë e saj janë të destinuara për të ashtuquajturit “sektorë neutralë” dhe se nuk mund të përdoren për të forcuar regjimin në Minsk.
XS
SM
MD
LG