Ndërlidhjet

Pastrimi rreth Fukushimës do zgjasë edhe 3 vjet


Punët për të dekontaminuar gjashtë qytetet dhe fshatrat pranë centralit bërthamor Fukushima në Japoni do të zgjasin edhe tre vjet të tjerë, kanë thënë zyrtarët.

Pastrimi i zonës fillimisht është paraparë të përfundojë në mars të vitit të ardhshëm.

Ministria e Mjedisit ka thënë të hënën se dekontaminimi i qyteteve përreth centralit është shumë më i komplikuar sesa që është menduar fillimisht.

Mbi 90,000 njerëz nuk mund të kthehen ende në shtëpitë e tyre.

Parashikimi i fundit i qeverisë është që ata të kthehen në vendet e tyre në vitin 2017.

Katastrofa bërthamore në Fukushimë është shkaktuar nga tërmeti dhe cunami i vitit 2011.

Në Fukushimë kanë ndodhur disa rrjedhje të ujit toksik në muajt e fundit. Rrjedhja e fundit është raportuar të dielën, pas shirave të furishëm.
XS
SM
MD
LG