Ndërlidhjet

Gjashtë të vrarë nga sulmi në Volgograd


Volgograd, Rusi
Volgograd, Rusi
Së paku gjashtë persona kanë humbur jetën nga shpërthimi vetëvrasës në një autobus të pasagjerëve, në qytetin Volgograd të Rusisë.

Autoritetet besojnë se sulmi është kryer nga një grua, e cila vinte nga Dagestani dhe ishte partnere e një militanti islamik.

Shpërthimi po ashtu ka plagosur mbi 30 persona, disa nga ta në gjendje serioze.

Besohet se në autobus kanë qenë rreth 40 persona, shumica nga ta studentë.

Volgograd ndodhet rreth 900 kilometra në jug të Moskës.
XS
SM
MD
LG