Ndërlidhjet

Londër: Bisedime për Sirinë


Sekretari i Jashtëm britanik, William Hague
Sekretari i Jashtëm britanik, William Hague
Zyrtarë arabë e perëndimorë do të takohem sot në Londër për t’i bërë thirrje opozitës siriane që të gjejë gjuhë të përbashkët, para bisedimeve të paqes që mbahen muajin e ardhshëm në Gjenevë.

Sekretari i Jashtëm britanik William Hague ka thënë se takimi do të mbahet me qëllim që të bindet opozita siriane për një “qëndrim të unifikuar”, para konferencës së mbështetur nga OKB e që është caktuar për muajin tjetër.

Sekretari amerikan John Kerry, do të marrë pjesë në këto bisedime bashkë me Hague dhe kolegë të tjerë nga Egjipti, Franca, Gjermania, Italia, Jordania, Katari, Turqia dhe Arabia Saudite.

Liderët e opozitës siriane pritet të takohen ndaras, para konferencës, në mënyrë që t’i përafrojnë qëndrimet.

Presidenti sirian Bashar al-Assad ka thënë se do të rikandidojë për zgjedhjet e vitit 2014, dhe se nuk ka të dhëna se konferenca e Gjenevës do të dalë me sukses.
XS
SM
MD
LG