Ndërlidhjet

Kina dhe Rusia presin rritje të bilancit tregtar


 Kryeministri rus Dmitry Medvedev, Pekin
Kryeministri rus Dmitry Medvedev, Pekin
Kryeministri rus Dmitry Medvedev dhe homolog ii tij kinez, Li Keqiang, kanë bërë thirrje për rritjen e tregëtisë mes këtyre dy shteteve në 100 miliardë dollarë, deri në vitin 2015.

Medvedevi ka thënë se Rusia e Kina kanë arritur të kenë rritje të tregëtisë mes vete, edhe në kohën e problemeve ekonomike.

Medvedev tha gjithashtu se ”Besoj që 100 miliardë dollarë e madje edhe 200 miliardë, janë shifra të arritshme”.

Agjencia shtetërore e lajmeve Xinhua ka njoftuar sot, se të dy qeveritë kanë nënshkruar edhe një marrëveshje për ndërtimin e një rafinerie nafte në lindje të Pekinit.

Medvedev pritet të takojë edhe presidentin kinez Xi Jinping më vonë gjatë ditës.
XS
SM
MD
LG