Ndërlidhjet

Kleriku amerikan pritet të lirohet nga Irani


Eddie Romero
Eddie Romero
Një klerik amerikan, i cili është mbajtur në Iran qysh më 21 tetor, u ka thënë të afërmve se do të kthehet në shtëpi me aeroplanin që fluturon sot për në Llos Angjelles.

Eddie Romero ka folur me familjen e tij më 22 tetor nga Teherani.

Ai ka udhëtuar në Iran për të protestuar kundër burgosjes së të konvertuarve në të krishterë në Republikën Islamike.

Më 21 tetor, ai është shfaqur jashtë burgut Evin të Iranit duke brohoritur në persisht “lirojeni popullin tim”.

Romero, më pas, është rrethuar qetësisht nga rojet e burgut.

Në vitin 2008, ai është arrestuar gjatë Lojërave Olimpike në Pekin, pasi ka kërkuar lirimin e pesë aktivistëve kinezë.
XS
SM
MD
LG