Ndërlidhjet

Barroso: I gjithë Ballkani në BE


Presidenti i Komisionit Evropian, Jose Manuel Barroso.
Presidenti i Komisionit Evropian, Jose Manuel Barroso.
Presidenti i Komisionit Evropian, Jose Manuel Barroso, ka thënë se të gjitha vendet e Ballkanit duhet të jenë anëtare të Bashkimit Evropian.

Në një intervistë për gazetën gjermane "Bild", Barroso ka kujtuar se shumë nga këto vende, vetëm para pak vitesh, kanë zhvilluar luftë me njëri-tjetrin.

"Anëtarësimi në BE u ofron atyre më shumë perspektivë. Ai është një instrument i rëndësishëm për paqen në rajon. Sigurisht se është më mirë t’i anëtarësojmë ato në BE, sesa t'i lejojmë të bien në humnerën e errët të destabilizimit”, ka thënë Barroso, duke theksuar se të gjitha këto shtete duhet të plotësojnë edhe kushtet e kërkuara për anëtarësim.

Barroso po ashtu ka thënë se dyert e BE-së nuk janë të mbyllura as për Turqinë.
XS
SM
MD
LG