Ndërlidhjet

Pesë të arrestuar për martesën e vajzës 6 vjeçe


Pakistan
Pakistan
Policia në Suat të Pakistanit ka arrestuar pesë burra për përfshirjen e tyre në martesën e një vajze 6-vjeçare.

Oficeri i policisë, Daud Khan, i ka thënë Radios Evropa e Lirë se në martesën e vajzës me një djalë 16 vjeç kanë qenë të përfshira dy familje.

Ai ka thënë se policia ka kryer bastisje në fshatin Bazkhela dhe ka arrestuar pesë burra, përfshirë dhëndrin, babain e tij, klerikun që ka zhvilluar ceremoninë dhe dy persona që kanë dëshmuar në martesë.

Khan ka thënë se policia është duke kërkuar edhe babain e vajzës, i cili është arratisur.

Gjashtëvjeçarja u është dorëzuar pleqve të fshatit.

Policia po heton rastin para se ta dërgojë atë në gjykatën lokale.

Ligjet në Pakistan kërkojnë që nusja të jetë së paku 16 vjeçe, por martesat e fëmijëve janë ende të zakonshme në zonat rurale.
XS
SM
MD
LG