Ndërlidhjet

Irani i kursen “jetën e dytë” trafikantit të drogës


Ilustrim
Ilustrim
Irani ka vendosur të mos i marrë jetën një krimineli të dënuar, i cili i ka shpëtuar varjes.

Ministri i Drejtësisë, Mostafa Purmohammadi, ka thënë se “i dënuari që ka mbijetuar, nuk do të ekzekutohet përsëri”.

Ai ka thënë se ekzekutimi i dytë do të dëmtonte imazhin global të Iranit.

Trafikanti i drogës, i identifikuar si Alireza M., ësjtë shpallur i vdekur javën e kaluar, pasi është varur për 12 minuta në qytetin verilindor të Bojnordit.

Por, të nesërmen, ai është gjetur i gjallë në një morg.

Agjencia IRNA thotë se i dënuari tani është në gjendje kome.

Irani është një prej praktikuesve kryesorë të dënimit kapital në botë.
XS
SM
MD
LG