Ndërlidhjet

Identifikohen vrasësit e ish-presidentit afgan


Burhanuddin Rabbani
Burhanuddin Rabbani
Shërbimet e inteligjencës së Afganistanit thonë se kanë identifikuar vrasësit e ish-presidentit Burhanuddin Rabbani.

Shefi i drejtorisë së sigurisë kombëtare, Rahmatullah Nabeel, ka thënë se lista e tyre do t’iu dorëzohet ligjvënësve.

Nadeel nuk ka thënë se sa njerëz ndodhen në atë listë dhe nuk ka dhënë asnjë hollësi tjetër për të dyshuarit.

Rabbani është vrarë në shtëpinë e tij në Kabul në vitin 2011, nga një sulmues vetëvrasës, i cili është paraqitur si i dërguar për paqe i talibanëve.

Rabbani ka qenë president i Afganistanit nga viti 1992 deri më 1996, kur regjimi i tij është rrëzuar nga talibanët.
XS
SM
MD
LG