Ndërlidhjet

Rusia nuk merr pjesë në arbitrazhin ndërkombëtar për anijen e Greenpeace


Aktivistët në mbrojtje të të arrestuarve të Greenpeace
Rusia thotë se nuk do të marrë pjesë në procesin ndërkombëtar të arbitrazhit për anijen e grupit ambientalist Greenpeace, “Arctic Sunrise”, e cila u kap me tridhjetë anëtarë në bord.

Në një komunikatë për medie, Ministria e Jashtme ruse ka thënë se nuk do të marrë pjesë në arbitrazh, meqë ka hequr dorë nga gjetja e zgjidhjeve në kuadër të Konventës së OKB -së për Ligjin e Detit.

Rojet bregdetare ruse e kapën anijen muajin e kaluar, derisa disa nga anëtarët e akuipazhit të saj provuan të depërtonin në një platformë nafte të kompanisë ruse Gazprom.

Anija u dërgua në qytetin Murmansk, ku anëtarët e ekuipazhit po mbahen në arrest.

Kjo lëvizje e Moskës vë në lëkundje procesin e arbitrazhit ndërkombëtar, të cilin Holanda e kishte inicuar në Tribunalin Ndërkombëtar për Ligjin e Detit.
XS
SM
MD
LG