Ndërlidhjet

Uzbekistan: Vdes studenti që ishte i detyruar të mblidhte pambuk


Ilustrim, Uzbekistan
Ilustrim, Uzbekistan
Një student ka vdekur në provincën veriperëndimore të Uzbekistanit, Khorezm, derisa po mblidhte pambuk.

Gjashtëmbëdhjetë vjeçari, Erkaboi Yuldoshev, i cili kishte pasur probleme me zemrën, vdiq në gjumë në një kampshtëpizë, pasi kishte mbledhur sasinë e kërkuar të pambukut prej njëzetë kilogramësh.

Një zyrtar i ka thënë radios Evropa e Lirë se i riu vdiq nga një sulm në zemër.

Kjo është vdekja e tetë me radhë e shënuar javët e fundit në Uzbekistan, nga mbledhësit e obliguar të pambukut.

Autoritetet uzbeke janë kritikuar prej vitesh për detyrimin e fëmijëve në mbledhjen e pambukut.

Viteve të fundit, jo vetëm fëmijët, por edhe mësuesit, aktorët, mjekët dhe atletët janë detyruar të mbledhin pambuk, një material ky që përbën një nga eksportet kryesore të Uzbekistanit.
XS
SM
MD
LG