Ndërlidhjet

Gjykata ruse mban në fuqi vendimin për Pichugin


Alexei Pichugin
Alexei Pichugin
Gjykata Supreme Ruse ka vendosur për mbajtjen në fuqi të dënimit me burgim të përjetshëm për Aleksei Pichugin, edhepse Gjykata Evorpiane e të Drejtave të Njeriut, kishte kërkuar lirimin e tij.

Gjykata vendosi sot se dënimi për Pichuginin, i cili ishte dënuar nën akuzat për vrasje dhe sulmime, është i ligjshëm dhe ka refuzuar ta ndryshojë atë.

Tetorin e kaluar Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut, kishte vendosur që të drejtat e Pichugin për liri dhe siguri dhe e drejta për gjykim të drejtë i ishin mohuar, dhe i kishte kërkuar Rusisë t’i paguajë atij një dëmshpërblim prej 9,500 eurosh.

Në mars, gjykata tha se vendimi i saj është final dhe hodhi poshtë mundësinë e ankesës nga shteti rus.
XS
SM
MD
LG