Ndërlidhjet

Teherani thotë se e ka ndalur pasurimin e uraniumit në 20 %


Flamuri iranian, jashtë një ndërtese ku ndodhet një central bërthamor, qyteti Bushehr
Flamuri iranian, jashtë një ndërtese ku ndodhet një central bërthamor, qyteti Bushehr
Një deputet iranian ka thënë se ky vend e ka ndalur pasurimin e uraniumit në një nivel prej 20 %, dhe se ka prodhuar mjaftueshëm sa për një reaktor nuklear eksperimental në Teheran.

Në komentet e postuara dje në faqen zyrtare të parlamentit, deputeti Hossein Naqavi Hosseini, zv.shef i komiteteve të parlamentit për siguri kombëtare dhe politikë të jashtme, ka thënë se “nuk ka nevojë për më shumë prodhim”.

Reaktori i Teheranit është i destinuar për të prodhuar izotope mjekësore, por SHBA-ja dhe perëndimi besojnë se programi në të vërtetë është i dizajnuar për të prodhuar armë bërthamore.

Ai po ashtu ka thënë se Teherani është i gatshëm ta konvertojë sasinë prej 20 % të uraniumit të pasuruar për t’i mbushur me karburant shufrat e reaktorit, gjest i cili sipas tij do të “heqë dilemat rreth përdorimit jopaqësor të tij”.

Teherani ka ofruar edhe zyrtarisht të ndalë pasurimin e uraniumit në 20 %, gjatë bisedimeve të fundit ndërkombëtare rreth kësaj teme, të mbajtura në Gjenevë.
XS
SM
MD
LG