Ndërlidhjet

Obama – Sharif, diskutojnë për sulmet e telekomanduara


Kryeministri pakistanez, Nawaz Sharif (majtas) dhe presidenti amerikan, Barack Obama (djathtas)
Presidenti amerikan, Barack Obama ka thënë se përballja me terrorizmin është një sfidë e përbashkët e Shteteve të Bashkuara dhe Pakistanit.

Obama i bëri këto komente në Shtëpinë e Bardhë, pas një takimi me kryeministrin pakistanez Nawaz Sharif.

Sharif i ka kërkuar Obamës që administrata e tij t’iu japë fund sulmeve nga aeroplanët pa akuipazh, një çështje kjo që ka nxitur tensione mes të dyja vendeve.

Obama, i cili nuk i ka përmendur këto sulme në deklaratën e tij, ka thënë se mardhënia në mes të dy vendeve është e ndërtuar mbi bazat e “respektit për integritetin territorial”.

Obama ka nënvizuar se më shumë se 40,000 pakistanezë kanë vdekur në sulme terroriste gjatë dekadës së fundit.

Të dy liderët kanë diskutuar edhe për mundësitë e përmirësimit të mardhënieve të Pakistanit me Indinë, dhe zhvillimin e një qasjeje konstruktive ndaj rajonit të Kashmirit.
XS
SM
MD
LG