Ndërlidhjet

Australi: Një, nga shumë zjarret e rëna, u shkaktua aksidentalisht nga ushtria


Zjarret në Australi
Zjarret në Australi
Zjarrëfikësit në Australi po vazhdojnë të përballen me zjarret e rëna në pyjet e këtij vendi.

Zyrtarët e këtij shërbimi kanë njoftuar se një nga njëqind zjarret e rëna ishte shkaktuar nga ushtria, e cila po përdorte armatim gjatë një ushtrimi në pyll.

Zjarri në fjalë dogji më shumë se 47 mijë hektarë dhe shumë shtëpi.

Megjithatë, komisionieri i Shërbimit Rural të Zjarrfikësve, Shane Fitzsimmons, ka thënë se nuk ka asnjë indikacion që rasti të ketë qenë diçka tjetër përpos një aksident.

Gjatë javëvë të kaluara një person ka vdekur dhe më shumë se dyqind shtëpi janë shkatërruar nga zjarret në New South Wales.

Rreth gjashtëdhjetepesë zjarre u raportuan si aktive edhe sot, njëzetekatër prej të cilave jashtë kontrollit.

Hetuesit po merren me shkaqet e zjarreve, dhe raportohet se disa nga to janë raste të dyshimta.
XS
SM
MD
LG