Ndërlidhjet

Gilani s’e komenton “marrëveshjen sekrete” SHBA-Pakistan


Ish-kryeministri i Pakistanit, Yousuf Raza Gilani.
Ish-kryeministri i Pakistanit, Yousuf Raza Gilani.
Mediat amerikane thonë se kanë zbuluar dokumente sekrete të Qeverisë së Pakistanit dhe të Shteteve të Bashkuara, të cilat tregojnë se Islamabadi ka miratuar me vite sulmet e telekomanduara të CIA-s në zonat fisnore të vendit.

Gazeta “Washington Post” raporton se dokumentet që ka siguruar ajo, tregojnë për ekzistencën e një marrëveshjeje të fshehtë midis dy qeverive, për periudhën 2007-2011.

Këto dokumente përfshijnë materiale dhe fotografi të lokacioneve, para dhe pas sulmeve, e të cilat ishin përgatitur në mënyrë speciale për t’i informuar zyrtarët pakistanezë.

Ish-kryeministri i Pakistanit, Yousuf Raza Gilani, ka mohuar të japë ndonjë shpjegim për sulmet e telekomanduara.

Komente nuk ka as nga Qeveria e tashme pakistaneze, as nga ajo e SHBA-së.
XS
SM
MD
LG