Ndërlidhjet

BIK: Qëndrimi i Jahjagës, i papranueshëm


Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga.
Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga.
Bashkësia Islame e Kosovës ka reaguar ndaj një deklarate të presidentes Atifete Jahjaga, ku shprehet kundër bartjes së shamive në shkollat publike të vendit.

Jahjaga i ka bërë këto komente ditë më parë në një intervistë për televizionin Kohavision.

“Presidentja e vendit, si simbol i unitetit, mbrojtëse e Kushtetutës dhe përfaqësuese e qytetarëve të vendit, në asnjë variant nuk do të duhej të ketë një qëndrim të tillë, çfarë e ka shprehur në atë intervistë”, thuhet në reagim.

Sipas BIK-ut, presidentja ka mohuar të drejtën e shkollimit të nxënëseve kosovare vetëm pse ato bartin mbulesën islame dhe një gjë e tillë është e papranueshme, e papërgjegjshme dhe kundërkushtetuese.
XS
SM
MD
LG