Ndërlidhjet

Merkel: Duhet të rivendoset besimi BE-SHBA


Kancelarja gjermane, Angela Merkel.
Kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka thënë se duhet të rivendoset besimi midis Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara.

Ajo ka thënë se zemërimi i Berlinit për dyshimet se Uashingtoni ka përgjuar telefonin e saj mobil, nuk ka të bëjë me të personalisht, por me të drejtat e të gjithë qytetarëve në privatësi.

Merkel i ka bërë këto komente pasi ka arritur në Bruksel, për të marrë pjesë në një samit të BE-së.

Të mërkurën, presidenti i SHBA-së, Barack Obama, ka siguruar Merkelin se agjencitë e inteligjencës amerikane nuk e kanë përgjuar dhe nuk do ta përgjojnë telefonin e saj.

Lexoni edhe këtë.
XS
SM
MD
LG