Ndërlidhjet

Nikolliq takon sot shefin e UNMIK-ut


Presidenti i Serbisë, Tomisllav Nikolliq.
Presidenti i Serbisë, Tomisllav Nikolliq.
Presidenti i Serbisë, Tomisllav Nikolliq, do të takojë sot shefin e misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK), Farid Zarif.

Sipas mediave serbe, takimi do të mbahet në ndërtesën e Sekretariatit të Përgjithshëm të presidentit të Serbisë.

Të enjtën, Zarif ka takuar ministrin pa portofol në Qeverinë e Serbisë, Aleksandar Vulin.

Ky i fundit ka kërkuar që roli i UNMIK-ut në procesin e inkurajimit të serbëve të Kosovës për të dalë në zgjedhjet lokale të 3 nëntorit, të jetë sa më i dukshëm dhe sa më intensiv.
XS
SM
MD
LG