Ndërlidhjet

Sërish bisedime për Iranin


Iran
Agjencia Ndërkombëtare për Energji Bërthamore do të zhvillojë bisedime me Iranin të hënën, në prag të rrethit të ri të negociatave ndërkombëtare për programin bërthamor të Republikës Islamike.

Drejtori i Agjencisë, Yukia Amano, do të takojë zëvendësministrin e Jashtëm iranian, Abbac Araqchi, në Vjenë.

Agjencia kërkon qasje në objektet dhe dokumentet e Iranit për të konstatuar qëllimin e aktivitetit të tij bërthamor.

Pernëdimi dyshon se Teherani synon krijimin e armës atomike, por një gjë e tillë hidhet poshtë ga zyrtarët iranianë.

Rrethi i ri i bisedimeve midis Iranit dhe gjashtë fuqive botërore është caktuar për 7 dhe 8 nëntor në Gjenevë.

Raundi i javës së kaluar nuk ka arritur të prodhojë ndonjë rezultat, edhe pse është mirëpritur nga Perëndimi.
XS
SM
MD
LG