Ndërlidhjet

Jacobson: Zgjedhjet me rëndësi historike


Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Prishtinë, Tracey Ann Jacobson.
Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Prishtinë, Tracey Ann Jacobson.
Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Prishtinë, Tracey Ann Jacobson, ka thënë se zgjedhjet lokale në Kosovë kanë rëndësi historike, sepse për herë të parë do të organizohen në të gjithë territorin e vendit.

Jacobson ka thënë se ato janë një mundësi për popullin, për të zgjedhur njerëzit që mendon se do t’i çojë përpara.

“Ky është rasti më i mirë që të gjithë të shprehin mendimin e tyre, të ngrenë zërin e tyre. Njerëzit mund të vendosin që të mos votojnë, por me këtë u ofrojnë mundësi të tjerëve që të përdorin votën e tyre”, ka thënë Jacobson për Radion “Kontakt Plus” në Mitrovicë.
XS
SM
MD
LG