Ndërlidhjet

Daçiq: Erdogani ka provokuar Serbinë


Kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiq.
Kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiq.
Kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiq, ka thënë se deklarata e kryeministrit turk, Recep Tayyip Erdogan, se “Kosova është Turqi dhe Turqia Kosovë, është provokim direkt kundër Serbisë.

“Nuk bën të ndodhë diçka e tillë në Evropën moderne. Ndoshta në disa sisteme të tjera po, por sa na përket neve, kjo është e pamundur”, ka thënë Daçiq, duke komentuar deklaratën e Erdoganit, të bërë të mërkurën në Kosovë.

Në anën tjetër, zëvendëskryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i ka bërë thirrje Erdoganit që urgjentisht të kërkojë falje publike.
XS
SM
MD
LG