Ndërlidhjet

Ngushtohet hendeku gjinor në botë


Ilustrim
Ilustrim
Hendeku midis burrave dhe grave është ngushtuar paksa vitin e kaluar në shumicën e vendeve.

Në një raport të Forumit Ekonomik Botëror thuhet se Islanda, Finlanda dhe Norvegjia kryesojnë listën e 136 vendeve, bazuar në pjesëmarrjen politike, barazinë ekonomike dhe të drejtat si edukimi dhe shëndetësia.

Themeluesja dhe bashkautorja e raportit, Saadia Zahidi, i ka thënë BBC-së se prejse Forumi Botëror Ekonomik ka nisur përpilimin e indeksit në vitin 2006, 80 për qind e vendeve kanë shënuar përparim.

Lindja e Mesme dhe Afrika e Veriut kanë qenë rajonet e vetme ku nuk ka pasur përmirësime në vitin 2012.

Zahidi ka veçuar Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Arabinë Saudite si vende që kanë investuar në edukim dhe shëndetësi, por nuk kanë gra të integruara në ekonomi.
XS
SM
MD
LG