Ndërlidhjet

Britani: Dënohet vrasësi i të moshuarit mysliman


 Pavlo Lapshy
Pavlo Lapshy
Një gjykatë në Britani ka dënuar një burrë ukrainas me së paku 40 vjet burgim, për vrasjen e një të moshuari mysliman dhe vendosjen e tri bombave në afërsi të tri xhamive në këtë vend.

Pavlo Lapshyn, 25 vjeçar, është shpallur fajtor për plagosjen për vdekje të 82 vjeçarit Muhammad Saleem, derisa ai po kthehej në shtëpi, në qytetin Birmingam në muajin prill.

Lapshyn iu ka thënë hetuesve se e ka vrarë Saleemin, sepse “i urrente personat jo të bardhë”.

Lapshyn e vrau të moshuarin vetëm pak ditë pas arritjes në Londër, si student në studimet post-dimplomike.

Ai ka pranuar edhe vendosjen e bombave në afërsi të xhamive në muajt qershor dhe korrik, nga të cilat nuk pati të lënduar.
XS
SM
MD
LG