Ndërlidhjet

Koshtunica: Dalja në zgjedhje - dalje e Kosovës nga Serbia


Vojisllav Koshtunica (majtas) së bashku me presidentit e Serbisë Tomisllav Nikolliq
Vojisllav Koshtunica (majtas) së bashku me presidentit e Serbisë Tomisllav Nikolliq
Njëri nga liderët opozitarë në Serbi, Vojisllav Koshtunica, ka deklaruar se dalja në “zgjedhjet e rrejshme në Kosovë” do të thotë dalje e Kosovës nga Serbia.

“Konsiderojmë se thirrja për të dalë në zgjedhje më 3 nëntor është antishtetërore dhe antikushtetuese”, u tha mbrëmë gazetarëve zoti Koshtunica, lider i Partisë Demokratike të Serbisë, pas një tribune për zgjedhjet në Kosovë, të organizuar në qytetin Krushevc.

Ai ka theksuar se do të angazhohet me të gjitha forcat që “numri i atyre që dalin në zgjedhje të jetë sa më i vogël”.

Zoti Koshtuncia ka vlerësuar se mbajtja e zgjedhjeve më 3 nëntor është në frymën e “kapitullimit në Bruksel” më 19 prill të këtij viti.

Këtë ditë në Bruksel është nënshkruar Marrëveshja për normalizim të raporteve ndërmjet Kosovës e Serbisë, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.
XS
SM
MD
LG